[sgmb id=”1″]
Një anije mallrash që lundronte në flamurin turk i është vënë zjarri nga anijet e rojës bregdetare greke në Detin Egje.
Lajmin e bërë të ditur televizioni turk NTV, pa dhunë ende shumë detaje të tjera.
Anija e quajtur “ACT” thuhet se u ngarkua në portin turk të Iskenderun dhe po lëvizte në drejtim të Gjirit të Izmitit në detin Marmara.
Gjatë lundrimit në Detin Egje, anijes turke iu kërkua nga anijet greke të rojës bregdetare që të kalonte në portin e ishullit greke të Rodosit për inspektimin e ngarkesave.
Kapiteni turk thuhet se injoroi thirrjen, gjë që çoi në hapjen e zjarrit ndaj transportuesit nga rojet bregdetare greke.
Kapiteni i anijes Sami Kalkavan tha se ka të paktën 16 vrima të shkaktuara nga plumbat në mjetin lundrues, ndërsa ekuipazhi ishte i padëmtuar pavarësisht nga rreziku i madh, citon e përditshmja turke “Daily Sabah”.
Në një deklaratë fillestare, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se Ministria është në kontakt me autoritetet përkatëse.
Dy anije bregdetare turke u dërguan në zonë./oranews