[sgmb id=”1″]
Arjana Stafa, vjehrra që tentoi ta vriste nusja e saj 19-vjeçare, duke i dhënë gotën me kos dhe me helm brenda tregon për atë që ka ndodhur.
Në një prononcim për “News 24”, ajo ka hedhur poshtë akuzat e nuses, e cila tha se donte ta vriste pasi ajo i nxiu jetën.
“Nuk kisha konflikte, e trajtoja më mirë se fëmijët e mi. Nusja më solli gotën me kos vinte erë e tmerrshme. Pasi e piva u ndjeva keq dhe rashë në tokë. E pyeta cfarë kishte bërë, nusja më tha që kishte hedhur helm dhe më tha se e kishte bërë për arsye personale”- tregon ajo.