Loading...

Flet më në fund nusja që tentoi të vriste vjehrrën: Ja si ia përgatita helmin në ushqim.

[sgmb id=”1″]

Nusja që tentoi të helmojë vjehrrën duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil), ka treguar planin se si kishte menduar ta hiqte qafe vjehrren, katër muaj pas martese, shkruan “Panorama”.

Ngjarja është regjistruar tri ditë më parë në fshatin Likesh të Bashkisë Shijak, ku pas konflikteve të njëpasnjëshme, nusja provoi të hiqte qafe vjehrrën e saj.

Sipas Policisë, më 30 qershor, në banesën e saj, në Likesh, Shijak, shtetasja Elda Tanushi ka tentuar të vrasë (helmojë) nënën e burrit të saj duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil).

Ajo ka treguar edhe planin për ta hequr qafe vjehrrën. “Arritëm në një pikë që nuk durohej më. Nisa ta urrej me gjithë shpirt, pasi u bë e padurueshme. Kishim në shtë- pi një ilaç që e përdornim për insektet. Ndërkohë që përgatita ushqimin, ia hodha në gotën e kosit. Ajo e piu dhe u sëmur. E transportuan në spital, ndërkohë unë u pendova për atë veprim”, mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera Elda Tanushi.

Sipas Policisë, ditën e shtunë “ka bërë kallëzim shtetësia A.S., 42 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak, pasi, më datë 30.06.2017, në banesën e saj, në Likesh, Shijak, nusja e djalit ka tentuar ta vrasë (helmojë) duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil)”.

42- vjeçarja ka marrë mjekim në spitalin e Shijakut dhe gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. 42-vjeçarja ka deklaruar se prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje me nusen e re, pasi ajo nuk e dëgjonte, e refuzonte për çdo kërkesë që ajo kishte.

Deklarata e policise

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen:

• Elda Tanushi 19 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak. Më datë 01.07.2017, ka bërë kallzim shtetësia A. S. 42 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak, pasi më datë 30.06.2017, në banesën e saj, në Likesh, Shijak, nusja e djalit ka tentuar ta vrasë (helmojë) duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil).

Shtetësia e mësipërme ka marrë mjekim në spitalin e Shijakut pa probleme për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 78, 22 të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com