Loading...

Fati i punonjësve të administratës, ja vendimi i parë që do merret nga qeveria Rama.

[sgmb id=”1″]

Reforma në administratën publike do të jetë fokusi kryesor i mandatit të dytë të qeverisë Rama.
Ministrja e Administratës Publike, Milena Harito, tha se procesi do të nisë me krijimin e regjistrit të punonjësve, të cilët më pas do të analizohen.

Harito: Për nga natyra nuk jam kurrë e kënaqur. Hapat që kemi bërë në reformën e administratës janë kosistente dhe janë solide. Por ka ende shume punë për të bërë për të arritur nivelin e duhur në administratën publike. Raportprogresi ka përmendur veçanërisht hapat që janë bërë në shërbimin civil, por shërbimi civil nuk është veçse 10-15%e gjithë administratës.

Mbetet punë shumë e madhe për të bërë. Jemi shumë të kanqur që PS dhe kryeministri Edi Rama ka marrë një mandat vetëm këtë rradhë për të reformuar të gjithë administratën. Kemi një instrument për ta bërë konkrete.Ligji i amdinistratës publike na detyron të kemi një regjistër të gjithë punonjësve publikë.

Ky regjistër nuk ka qenë i mundur të plotësohet gjatë mandatit të kaluar, është plotësuar për nëpunësit civil por jo për gjithë administratën publike për arsyet që janë përmendur gjerësisht gjatë fushatës elektorale, edhe për shkak se nuk ishim të vetëm në qeveri.Tani menjëherë kemi marrë masa që ky regjistër të plotësohet, gjithë administrata publike, rreth 90 mijë vetë të jenë pjesë e këtij regjistri sepse çdo reformë fillon sëpari duke numëruar kë ke aty, si ka hyrë, me çfarë trajnimesh ka hyrë, me çfarë diplomash ka hyrë, me çfarë vlerësimesh është vlerësuar gjatë punës së administratës dhe kështu ti çojmë përpara burimet njerëzore që janë shumë të nevojshme për tu shërbyer njerëzve.

Gjithë reforma në administratë nuk bëhet vetëm për të përzgjedhur disa njerëz, por që të jetë në shërbim të njerëzve.Po të shohim nga të gjithë shqetësimet që janë mbledhur këto kohët e fundit, pas reformës në drejtësi një ndër shqetësimet që i bezdis më shumë është fakti që administrata nuk u përgjigjet si duhet.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Harito sqaroi elementët e reformës.

Harito: Reforma ka shumë elementë, së pari rekrutimet.Element tjetër është dixhitalizimi masiv që gjithashtu ka filluar.Krijimi i instrumentave që gjithë kjo administratë të punojë në mënyrë funksionale.Element tjetër shumë i rëndëishëm është modernizimi i shërbimeve publike që ka filluar me Agjencinë e Shërbimeve Publike ADISA, që është hapur në disa qytete Tiranë, Kavajë, Krujë, Fier dhe Gjirokastër. Kjo duhet të zgjerohet dhe të përshpejtohet dhe kjo ndodh në këtë mandat të dytë të qeverisë Rama.

E pyetur nëse do të përfshihen më shumë institucione në shërbimin civil, ajo u përgjigj:
Harito: Jo detyrimisht, mund të jetë një nga opsionet por nuk është i vetmi. Rëndësi ka që rekrutimet të jenë profesionale, të shkojnë në administratë ata që e meritojnë.Gjithë administrata të trajnohet.Është kjo administratë që do të duhet të përballojë hapjen e negociatave me BE.

Ministrja komentoi edhe përplasjet mes Ministrave teknikë dhe punonjësve të administratës gjatë fushatës.

Harito: Këto përplasje janë prova më e mirë që ato hapa të parë të reformës në shërbimin civil kanë funksionuar. Reforma në shërbimin civil nënkupton pikërisht këtë gjë, që Ministrat që janë persona politikë ti mbajnë duart larg nga administrata dhe shërbimi civil. E thënë me dy fjalë kjo është reforma, Ministri nuk ka më asnjë pushtet mbi punonjësit që janë shërbim civil. Menaxhohen nga sekretarët e përgjithshëm dhe përgjegjës për burimet njerëzore janë vetë sekretarët e përgjithshëm që edhe ata janë shërbim civil. Ministrat janë persona politikë, kanë kabinetet e tyre politike 4-5 veta.Por nuk prekin më shërbimin civil. Mesa duket Ministrat teknikë nuk e kishin të qartë këtë gjë dhe janë përpjekur të ndërhyjnë në shërbimin civil.
Ndërsa lidhur me akuza e Metës për shitblerje të votës në 25 qershor, Harito u shpreh:
Harito: Presidenti i zgjedhur ka pasur Ministrat e tij dhe vazhdon ti ketë në qeveri. Ka qenë pjesë e gjithë diskutimeve, mund të ishte pjesë e task-forcës nëpërmjet Ministrave të tij, nuk besoj që disa deklarata elektorale duhen diskutuar shumë gjatë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com