Loading...

Durrës:Aksidenti i pazakontë përfshin një familje të tërë.

[sgmb id=”1″]

Një familje është plagosur pasi u përfshi në një aksident në Durrës.

 Bëhet fjalë për një aksident ku është përfshirë një makinë dhe një karrocë me kalë në segmentin rrugor Bisht Kamëz – Katër Rrugët e Fllakës, në Durrës.

Në këtë të fundit udhëtonte një familje, bashkë me fëmijët e tyre të mitur.

Policia arrestoi shtetasin I. Kola (Kala) 32 vjeç, banues në Durrës i cili po drejtonte mjetin tip “Opel”. Sipas policisë, ai ka goditur nga mbrapa mjetin (karrocë) me 4 goma që tërhiqej nga një kalë me drejtues A. Sh. 42 vjeç, banues në fshatin Erzen, Durrës.

Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i karrocës, bashkëshortja e tij H.Sh. 27 vjeçe, dhe fëmijët e tyre K.Sh. 6 vjeçe dhe K.Sh. 4 vjeç, të cilët kanë qenë në karrocë.

Raportohet se të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve hetimore të kryerja rezultoi se shtetasi Ismet Kola nuk kishte leje drejtimi. Ndaj tij rëndojnë dy akuza: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com