Loading...

A duhej publikuar videoja e nënës që bën seks në sy të fëmijëve?, shpërthejnë gazetarët.

[sgmb id=”1″]

Gjatë mesditës së sotme në emisionin “Me zemër të hapur” është publikuar një video, në të cilën tregohej një nënë e cila kryente marrëdhënie seksuale në sy të fëmijëve.

Fill pas publikimit të kësaj videoje kanë “shpërthyer” komentet e gazetarëve. Ata kanë qenë kundër publikimit të kësaj videoje, duke thënë se kjo nuk është gazetari.

Zot mbroj shqiptarët nga mediat e tyre. E tmerrshme si një media merr përsipër të nxjerrë skena të tilla horror, duke cenuar rëndë privatësinë e njerëzve, aq me tepër kur në mes janë dhe fëmijë…Kujt dreqin i duhet ta shikojë këtë video, ku është informimi këtu?!”,- ky ka qenë statusi i gazetares Fatjona Mejdini.

Edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili është i profilizuar në gazetarinë ekonomike.

Çdo grua mund të shkojë me kë të dojë, është puna e saj dhe e familjes. Fundja mund të ndihet e lënë pas dore nga burri ose nuk e do më. Nuk është as e para as e fundit që e bën. Por kur merr burrin e botës dhe e fut në shtëpi duke traumatizuar fëmijët ndryshon puna dhe shumë. Që jemi popull i emancipuar, këtë e dimë. Por çik me karar, jo më katolikë se Papa sepse s’po ja shkel njeri të drejtat kësaj. Është kjo që ka lënduar të tjerët”,- shkruan ai.

Edhe Desada Metaj ka reaguar në lidhje me videon.

Ky popull ka kënduar dhe vallëzuar kur të pafajshëm pushkatoheshin vetëm pse mendonin ndryshe, ka spiunuar kë ka mundur, ka ende nostalgji për diktaturën…. dhe unë naivja habitem pse ngazëllehet një dynja e tërë për linçimin e një gruaje dhe një videoje perverse”, shkruan ajo.

E, me sa duket publikimi i kësaj videoje ka nxitur reagime të forta jo vetëm tek gazetarët, por edhe tek qytetarët e thjeshtë. Ajo ç’ka është problem në këtë rast është trauma psikologjike që fëmijët e mitur kanë kaluar. Ndërkohë që Youtube e ka fshirë video, për shkak se nuk përmbush normat etike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com