[sgmb id=”1″]
Një 46-vjeçare u ndalua në burgun e Peqinit, pasi u përpoq që gjatë vizitës të fuste lëndë narkotike për të birin e dënuar.
E arrestuara është shtetësja Flutura Kaçaniku. Ajo u ndalua pas kontrolleve të bëra nga efektivët e burgut të Peqinit.
Gjatë kontrolleve të ushqimeve për djalin e saj, shtetasit E.K., i cili vuan dënimin për “prodhim dhe shitje të narkotikëve” i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale lënda narkotike.