[sgmb id=”1″]
Dalin të tjera detaje për adoleshenten ruse qe u gjet e vdekur ne afersi te tre ishujve ne Ksamil. Sipas te dhenave nga mjeket, vajzes 16-vjecare i jane konstatuar dy plage, nje ne koke dhe nje ne trup.
“Panorama” raporton se burime nga spitali ku u dergua trupi i vajzes ruse, thone se asaj i jane konstatuar dy plage, nje ne koke dhe nje tjeter ne trup.
Hetimet e policise tashme jane perqendruar ne dy pista, goditje nga ndoje motor uji dhe nese mund te jete goditur ne ndonje shkemb.
Ngjarja ka ndodhur ne 3 ishujt e Ksamilit, në rrethana që ende presin të saktësohen nga policia.
Informacioni paraprak nga policia
Më datë 21.07.2017, rreth orë 13:00, njoftohemi nga shërbimet e policisë kufitare se në Ksamil është mbytur një shtetase.
Policia është afruar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se tek vendi i quajtur ”3 Ishujt” Ksamil, Sarandë, është gjetur e mbytur një vajzë e cila pas hetimeve paraprake dyshohet të jetë shtetase Ruse, rreth moshës 16-17 vjeçare.
Po punohet për gjeneralitetet e plota. Trupi i saj po dërgohet drejt Spitalit Sarandë për veprimet e mëtejshme hetimore.