[sgmb id=”1″]
Zbardhet deshmia e nuses që donte të vriste vjehrrën e saj, pasi i hodhi helm në një gotë me kos. Nusja 19-vjeçare e martuar prej pak kohësh, ka treguar se kishin konflikte se se pas atyre ajo nuk po duronte dot më.
Gazetari i “Panorama”, Leonidha Musaj, raporton se Elda Tanushi kishte vetëm 4 muaj që ishte martuar dhe kishte hyrë nuse në banesën ku ndodhi ngjarja.
Ajo jetonte vetëm me prindërit e burrit, pasi i shoqi i saj ishte emigrant në Greqi. Pasi kishin zyrtarizuar martesën dhe e kishte marrë në shtëpi, ai ishte sërish në emigrim duke ia besuar nusen prindërve të tij.
Por duket se marrëdhënie nuse-vjehrrë nuk ka qenë fare e mirë. Mësohet se ato kishin konflikte nga më të ndryshmet dhe së fundi mosmarrëveshjet kishin arritur kulmin.
Policia ka marrë në pyetje nusen per te zbardhur rrethanat dhe shkakun e veprimit ekstrem. BW raporton se gjate deshmise ne polici, nusja mesohet te kete thene: “Ngrinte dorë mbi mua e më rrihte, prandaj nuk durova dot”.
“Elda Tanushi 19 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak. Më datë 01.07.2017, ka bërë kallzim shtetësia A. S. 42 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak, pasi më datë 30.06.2017, në banesën e saj, në Likesh, Shijak, nusja e djalit ka tentuar ta vrasë (helmojë) duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil)”- njoftoi me heret policia e Durresit.