Loading...

MË DATË 7 DHE 8 KORRIK NË PORTO PALERMO – HIMARË\ HAP DYERT EDICIONI I DYTË I FESTIVALIT NDËRKOMËBETAR I JAZZ-IT DHE VERËS.

[sgmb id=”1″]

Me date 7 dhe 8 Korrik ne Porto Palermo – Himare
Hap dyert edicioni i dytë i Festivalit Ndërkomëbetar i Jazz-it dhe Verës. Në skenën me qiell të hapur plot pluhur yjesh në Porto Palermo, do të rrugëtojnë artistë të skenës së Jazz- it Internacional.
Festivali do të ftojë në skenën e tij, artistë shqipëtarë nga diaspora dhe trojet e Shqipërisë si nga dhe vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia, Kroacia, apo nga Zelanda e Re, Bregu i Fildishtë, Kuba, Kolumbia, Gjermania, Hollanda, Turqia, etj., duke e kthyer gjirin e Panormos (emri i lashtë për Porto Palermon, që do të thotë “vend i mbrojtur”) në një port komunikimi përmes muzikës. Emra që zbresin nga skenat ndërkombetare, disa prej të cilëve e shkelin për herë të parë tokën tonë. E tillë është artistja nga Havana de Cuba, Maryali Pacheco, pianistja dhe kompozitorja Pacheco e cila bashkpunon me Richard Bona, Omar Sosa dhe perkusionistin e Stingut Rhani Krija. Ajo noton mes klasikes, jazz-it dhe ritmeve virtuoze latine. Gjithashtu mbi madhështinë e detit Jon do të ngjizen tingujt magjik të Balafonit, përformuar nga pinjolli i klanit të muzikantëve të mirënjohur botërisht „Keita“ nga Afrika Perendimore – Mali, i famshmi Aly Keita. “Latin Jazz“, dhe “Balkan-beat“ do të përqafen nën këmbë të Kalasë së Ali Pashait, duke bërë që muret e tij të zgjohen nga gjumi litargjik i atyre kohërave bëmamëdha. Vjen ne skenen e Festivalit, Roland Peil, perkusionisti gjerman me ne ze ne skenen e Jazzit ku nuk mund te leme pa permendur se Peil eshte perkusionisti dhe super pusli i bandit te star trompetistit Till Brönner, i Fantastischen Vier, Sasha, Peter Maffay, und Florian Dauner, e me tej vijme tek artistet e skenes se jazz-it shqiptar, artiste deri ne gjak e me talent e sens muzikal te pervecem si pianisti maestro Gent Rushi i cili eshte motori i skenes se jazz -it shqipatr dhe krijuesi i Tirana big band por jo vetem, Ermal Rodi multi instrumentalisti dhe saksofonisti i mirenjohur, Emiljano Dhimo vokabulari ritmik i shume bandeve ne trojet Shqiptare, Enver Muhamedi kontrabasisti kosovar i cili tashme ka korrur sukses ne skenen internacionale te jazz music si dhe eshte tashme nje emer i rendesishem ne skenen e artisteve te Stambollit e plot te tjere artiste te skenes intrenacionale. Ndërsa muzika duhet të shijoj njësoj si vera për buzët, kjo e fundit është shoqëruesja besnike e dy netëve të Festivalit ku do të prezantohen verërat më përfaqësuese që vijnë nga Maqedonia, Kosova, Greqia, Gjermania, Franca dhe Italia, shoqëruar me traditën e pasur të kulinarisë. Foleja e jazz-it, verës dhe dashurisë, ju pret në Porto Palermo, t’i gëzoheni së gjithës!

Porto Palermo Festival team ju uron mireseardhjen me 7 & 8 korrik 2017! Dashni, jazz, verë, diell, Spa per shpirtin dhe nje “Gji i mbrojtur” plot pritshmeri defryese, kulinari Party . Greetings from jazz and wine feastival team Porto Palermo.Stafi dhe drejtoresha e Festivalit artistja Eda Zari ju uron perzemersisht mireseardhjen ne kete edicion te dyte.
Tickets you find direct at Porto Palermo Bar – festival Info point. Tel: +355696717071
E-mail: [email protected] or [email protected]
The second edition of the International Jazz & Wine Festival presents the most distinguished wines produced in Albania, in a conversation with wines of Macedonia, Kosova, Greece, Germany, Italy, France, etc., accompanied by the local traditional food and culinary delicacies.
The Festival will take place on 7th and 8th of July 2017, in one big open stage located at the peninsula of the Castle of Porto Palermo, and in two other indoor stages inside the fortress of Ali Pasha.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com