[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama publikoi pak më parë një listë me 100 emra, që janë denoncuar për abuzime në administratë. Pjesë e listës së publikuar nga kreu i qeverisë është edhe emri i mjekut të njohur, Mentor Petrelës.
Edhe pse i njohur ndërkombëtarisht, neurokirurgu i njohur është denoncuar nga qytetarë anonimë pas kërkesës publike të kryeministrit Rama për të denoncuar këdo në administratë që ka bërë shkelje.
Shefi i Neurokirurgjisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, profesor Mentor Petrela, u zgjodh në shkurt 2014 ndër 100 kirurgët më të mirë të botës.
Për vite me radhë, Mentor Petrela ka qenë pjesë e strukturave botërore akademike, duke dhënë kontributin në kërkimin shkencor nëpërmjet publikimeve, nëpërmjet ligjërimit në konferencat e mbajtura gjatë këtyre dekadave.