[sgmb id=”1″]
Një ditë më parë, me anë të një njoftimi, policia e Tiranës, bën të ditur se një 30-vjecar ka goditur me thikë buke nënën e tij duke e plagosua, e cila tani ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se shtetasi me inicialet J.A vjeç banues në Tiranë, në banesë, ka goditur me thikë buke, nënën, e tij me inicialet N.A, vjeç 63.
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.A vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka goditur me thikë buke, nënën, N.A, vjeç 63, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Neni 89 i Kodit Penal.