Loading...

“Çmenden” gratë në Durrës, sherr me leva e shkopinj druri.

[sgmb id=”1″]

Një sherr i rëndë është regjistruar sot në Durrës. 

Mësohet se katër gra janë përfshirë në një sherr ku janë përdorur edhe mjete të forta si drunj dhe hekura.

Në sherr janë përfshirë dy gratë me inicialet M. H., 41 vjeçe; A. B., 26 vjeçe; kundër dy grave të tjera me inicialet N. B., 60 vjeçedhe L. H., 50 vjeçe, që të katërta me banim në Durrës.

Policia informon se 41-vjeçarja së bashku me 26-vjeçaren, kanë goditur me mjete të forta dy të tjerat.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në Plazh, dhe shkak i përplasjes së ashpër mes grave ka qenë një konflikt për motive të dobëta.

Policia nuk jep më tepër detaje, ndërsa bën të ditur se ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për dy më të rejat me inicialet M. H., e A. B.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com