[sgmb id=”1″]
31 persona, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale kanë përfunduar gjatë 24 orëve të fundit në prangat e policisë.
Blutë bëjnë me dije se po zbatojnë planin “e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Njoftimi i policisë
Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 31 personave.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.
4 persona për veprën penale “Vjedhja”,
1 person OSHEE,
6 persona në kërkim.
1 person per vepren penale “Kalim kufiri në menyrë të paligjshme”
3 persona per vepren penale “Dhunë në familje”
1 person për veprën penale ” Falsifikimi”
1 person për veprën penale” Shktatërrimi i pronës me zjarr”
1 person për veprën penale” Shkatërrim i pronës me mjete të tjera”
1 person për veprën penale” Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”
Nga kontrollet e ushtruara nga struktuarat e Drejtorive vendore janë kapur 4 për narkotikët.
Janë sekuestruar rreth 15 kg lëndë narkotike Cannabis Ativa dhe 1500 fidanë bimë narkotike Cannabis Ativa
3 armë zjarri, 1 krehër me 50 fishekë,
1 armë e ftohtë (thikë)
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 79 persona.
Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.