Loading...

BËJENI KËTË DHE DO TË HUMBNI PESHË PËR NJË JAVË.

[sgmb id=”1″]

Ta pranojmë – shumicën e kohës, ne hamë ushqim jo pse jemi të uritur, por për të rritur sensin e rehatisë.

Stresi, klima, koha e ditës – të gjitha këto ndikojnë se sa shumë hamë ne. Por a ka ndonjë mënyrë që t’i heqim kilet e padëshiruara që i fitojmë nga ushqimi që e hamë?

Po ka, sipas Brian Wansink, një psikolog dhe një hulumtues ushqimi. Sot Gazeta Express sjell për ju disa këshilla të dobishme nga libri i tij më i fundit!

1. Praktikojeni rregullin “dy”

Sigurohuni që pjata juaj përmban gjithmonë dy lloje ushqimi: mish me pjatë anësore, pjatë anësore me sallatë, peshk dhe perime. Ky rregull i thjeshtë do t’ju mësojë që të hani gjëra më të mira.

2. Ndërrojeni vendin e ngrënies

Ndërrojeni vendin ku hani ushqim. Merreni pjatën dhe shkoni në dhomë të ndejës ose hani kur jeni duke mësuar. Mund të hani për shembull në ballkon, tarracë ose jashtë në kopsht. Në këtë mënyrë, ka gjasa që uria të largohet para se të arrini në kuzhinë.

3. Fenomeni i “pjatës së zbrazur”

Sipas hulumtimit, njerëzit janë të prirë për të ngrënë ushqim derisa pjata e tyre të zbrazet, jo derisa ata të ngopen. Mënyra e vetme për ta zgjidhur këtë problem është duke përdorur pjata të vogla dhe duke ngrënë më pak. Kontrollojeni urinë dhe provoni të evitoni ushqimin që mbetet në tavolinë, transmeton Gazeta Express.

4. Shoqërimi

Vetëm, ne hamë 30% më pak në prezencë të dikujt. E njëjta ndodh edhe kur e ndamë darkën me 3 ose 4 miq. Konkluzioni? Provoni të hani vetëm dhe kufizojeni veten në ushqime dhe pije kur jeni nën shoqërim të dikujt.

5. Bëjeni një listë të shopingut

Duke e kuptuar se cilat produkte ju duhen për javën e ardhshme, ju veproni si kuzhinierët me përvojë: bëjeni një listë me gjërat e nevojshme që ju duhen (ushqim, pije dhe të tjera). Para se të shkoni në supermarket, kontrollojeni listën dhe blini vetëm produktet të cilat i keni shkruar në listë.

6. Përtypni gjithçka mirë

Studimet tregojnë se të përtypësh një kafshatë ushqim të paktën 32 herë, ndihmon që ngopen më mirë receptorët e shijes, që dukshëm redukton apetitin dhe ju jep ndjenjën e ngopjes më shpejt.

7. Mos i ruani kaloritë për mëngjes

Nëse statistikat e Wansink janë për t’u besuar, zakonet e mëngjesit përbëjnë 96% e artit të ruajtjes së një figure të mirë. Vetëm 4 nga 100 gra të holla thanë se nuk prekin ushqim në mëngjes. Në anën tjetër, ato të cilat kishin fituar peshë të shtuar pranuan se nuk kishin ngrënë mëngjes me shpresën për t’u dobësuar.

8. Rrini të qetë dhe konsistent

Mos nxitoni t’i provoni të gjitha këshillat për dobësim njëherësh. Zgjidhja më e mirë do të ishte që të praktikohej një këshillë e re çdo javë. Gradualisht, me hapa të ngadalshëm, do të keni një mënyrë të re jetese dhe do të fitoni një trup të dobët dhe të bukur!express

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com