[sgmb id=”1″]
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me demokratët e Sarandës, Selenicës, Himarës dhe Vlorës, ku u ndal në analizën e zgjedhjeve dhe sfidat që presin përpara.
Në fjalën e tij, Basha tha se këto kanë qenë katër vite përballje të ditëpërditshme, duke nisur me luftën tonë për dekriminaliizmin e institucioneve.
“Ne ishim e vetmja forcë politike që bëmë një fushatë qytetare, evropiane, me një ofertë për qytetarët”, tha Basha.
Ai theksoi se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme, beteja për bashkimin e demokratëve në bazë të kontributit dhe fuqizimin e anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe beteja për fatet e përditshme të shqiptarëve, janë kauza e PD-së.
“Ne jemi sot e vetmja forcë morale që ka kurajon të luftojë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira si gjithë Evropa dhe të fitojë këtë betejë për Shqipërinë dhe shqiptarët, për një qeveri të njerëzve e jo të politikanëve. Kërkohet bashkimi i votës së shpirtit të shqiptarëve në një forcë evropiane me një plan evropian, për standarde evropiane të lirisë, demokracisë, votës së lire”, theksoi Basha.