[sgmb id=”1″]
Pas atentatit me armë, e pasi lanë tre të plagosur ne mes te qytetit te Shkodres, autoret ia kane mbathur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, për të humbur gjurmët e policisë.
Ndërkohë që policia në vendin e krimit arriti te gjeje armet me te cilen u qellua, nje pistolete si dhe gezhojat, se fundi mesohet se eshte gjetur edhe makina me te cilen ata ishin teksa bene atentatin.
Reporteri i Shqiperia ime, raporton se automjeti i braktisur eshte gjetur ne Zogoj. Sipas policisë, dyshohet se ata e kane lënë aty e më pas kane shkuar në mal për të humbur gjurmët.
Të plagosurit janë tashmë të identifikuar si shtetasit, Doni Lisi, Enrik Prenushi si dhe Elona Çurku.
Nga ajo çka mësohet është fakti se Enrik Prenushi ka mbetur i plagosur aksidentalisht, pasi objektiv ka qenë Lisi dhe vajza me të cilën ishte shoqëruar.
Nga burime pranë spitalit të Shkodrës mësohet se Doni Lisi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi dyshohet se ka marrë plumba në pjesën e kraharorit.