[sgmb id=”1″]
Gjykata britanike ka vendosur dënimin 22 vite e 8 muaj burg për 5 të rinj shqiptarë janë dënuar për kultivimin e 1727 bimëve kanabis në një fermë të improvizuar në Britani.
Vlera e kanabisit të sekuestruar arrin mbi 1 milion paund, raporton ITV. Më poshtë janë shënuar dënimet për të gjithë të rinjtë shqiptarë: 25-vjeçari Endrit Asllani u dënua me 6 vite, 20-vjeçari Martin Fejullau me 4 vite; 20-vjeçari Bruno Vishkulli u dënua me 3 vite burgim; 23-vjeçari Aurel Gjini me 4 vite e 2 muaj dhe 28-vjeçari Besmir Plaka me 5 vite e 6 muaj burg.
Pesë të rinjtë shqiptarë u arrestuan në muajin shkurt të këtij viti në Northamptonshire.
“Kjo ishte një prej fermave më të mëdha (të kanabisit) që kemi parë në Northants…Jam i lumtur që për ta janë dhënë dënime të konsiderueshme dhe që një sasi e madhe kanabisi është shkatërruar para se të futej në tregun e drogës,” tha detektivi Constable Leanne Lee.