Loading...

Aksident i rëndë në autostradën Fier-Lushnje, humbin jetën dy persona.

[sgmb id=”1″]

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier, ku dyshgohet se kanë humbur jetën dy persona.  Aksidenti i rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje.

Sipas Policisë së Fierit rreth orës 05:40, në autostradën Fier-Lushnje, ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal mjeti tip “Renault”, me targë AA 468 PY.

Me gjithë vështirësitë e vendit dhe dëmtimit të rëndë të mjetit, shërbimet e policisë, ato të zjarrfikëses dhe urgjenca e spitalit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga makina të të dy shtetasve të aksidentuar.

Paraprakisht dyshohet se  shofer ishte shtetasi F. N., 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në orën 07:25 ndërroi jetë.

Ndërsa pasagjer ishte 54-vjeçari me inicialet P. Z., 54 vjeç, banues në lagjen “Myslym Shyri”, Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com