Loading...

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, 5 të plagosur, 2 rëndë.

[sgmb id=”1″]

Të paktën 5 persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mes të plagosurve është dhe një grua, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të re.

NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë. Informacion paraprak Më datë 10.07.2017, rreth orës 18:49, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për përplasje mjetesh në autostradën Tiranë-Durrës. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e policisë të cilat kanë konstatuar se janë përplasur tre automjete, konkretisht mjeti tip Ford Focus me drejtues shtetasin E.P., 22 vjeç, mjeti tip Fiat Punto me drejtues shtetasin E.S., 32 vjeç dhe mjeti tip Wolswagen Golf, me drejtuesin shtetasin S.L., 33 vjeç. Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar lehtë shtetasit: – S.L., 33 vjeç ( drejtues i mjetet tip Wolswagen Golf). – I.S., 25 vjeç, K.D., 29 vjeç dhe Xh.H., 17 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com