[sgmb id=”1″]
Dita e sotme shënon afatin përfundimtar të regjistrimeve të banesave të vendbanimit. Nga nesër, qytetarët, të cilëve nuk u përputhet adresa e vendbanimit real, me atë të regjistruar në gjendjen civile do të gjobiten me 100 mijë lekë (të vjetra).
Pikërisht më 27 Korrik 2017, përfundon pezullimi i masës së gjobës për mosrespektimin e afatit 1-mujor për deklarim të vendbanimit nga qytetarët, ka njoftuar Gjendja Civile.
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, është shprehur se “do të ketë verifikim të imtësimshëm për këdo që shmang këtë detyrim”.