Loading...

9 maska fytyre në kushte shtëpiake që vërtetë funksionojnë!

[sgmb id=”1″]

Trajtimi profesional i fytyrës mund të jetë shumë i kushtueshëm dhe jo të gjithë mund ta përballojnë këtë, por ekzistojnë disa maska të përgatitura në kushte shtëpiake që ju kursejnë të holla dhe kanë efekt të njejtë. Këto maska mund të jenë të shpejta, pa shkaktuar ndonjë irritim të lëkurës, pa rregulla të caktuara dhe shumë efektive.

Një vezë shumë zgjidhje

Veza llogaritet një zgjidhje e shkëlqyer për maskë të fytyrës për persona që kanë lëkurë të butë dhe normale. Ku qëndron truku i vetëm? Ju përdorni pjesë të ndryshme të vezës në varësi të llojit të lëkurës suaj. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, më së miri është të përdorni të bardhën e vezës. Thuhet se lizozima, një enzimë që gjendet në të bardhën e vezës, shkatërron bakteriet ndërsa albumina forcon poret. Thjeshtë lëreni të bardhën e vezës të qëndrojë për 20 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Nëse lloji i lëkurës suaj i takon kategorisë normale, largoni të bardhën e vezës dhe përdorni të verdhën. E verdha e vezës është e pasur me proteina, vitamina, minerale dhe lipide. Këto ushqyes janë të shkëlqyer për lëkurën tuaj duke e ndriçuar atë. Njëlloj edhe këtë lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Avokado ose papaja

Nëse lëkura juaj e thatë është shqetësimi juaj kryesor, atëherë sugjerohen disa përbërës që mund të lehtësojnë këtë. Avokado ose papaja janë hidratues natyral që prodhojnë rezultate të ndryshme, andaj edhe secili provojeni në mënyrë individuale e më pas eksperimentoni me kombinimet së bashku. Papaja përmban papain enzimën, e cila butësisht tret qelizat e vjetra të lëkurës duke e bërë të freskët si të re. avokado është edhe më hidratues, përmban kryesisht vaj oleik që shërben si anti-plakje. Gjatë aplikimit të maskës me avokado apo papaja, përzieni frutin mirë para se të aplikoni shtresën e trashë në lëkurë. Mund ta leni maskën të qëndrojë 20 minuta e më pas ta shpëlani me ujë të ngrohtë.

Kos apo jogurt grek

Nëse qëllimi juaj është keni lëkurë plot shkëlqim, atëherë përdorni maskë me kos si bazë tuajën para se ta përzieni me përbërës tjerë. Thjeshtë mbushni një filxhan me kos të pastër, duke shtuar një gjysmë lugë çaji jeshil në formë pluhuri, vitamin C, disa pika vaj nga fara e rrushit dhe disa pika nga vaj i çajit të pemës. Përzieni përbërësit dhe aplikoni në mënyrë të barabartë në lëkurë të pastër, duke e lënë të qëndrojë për 10 minuta para se ta shpëlani me ujë të ngrohtë.

Smoothie nga manaferrat

Nëse lëkura juaj është e ndjeshme, ky lloj fruti qetëson dhe i bën mirë lëkurës suaj. Këtu kombinohen enzimat e butë dhe probiotikët e kosit me vitamina, minerale dhe acide që mund të gjendet në manaferrat e freskëta. Thejshtë copëtoni disa llojë mjedrash në një enë të pastër me tri lugë kos organik. Aplikoni përzierjen në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe lëreni që të qëndrojë 10 minuta para se ta shpëlani me ujë të ngrohtë.

Pastë kungulli

Maska prej kungulli është ideale për të gjitha problemet e lëkurës suaj. Kjo maskë përmban acid hijaluronik, antioksidantë dhe eksfoliantë duke e bërë të përsosur për lëkurë të thatë, të zbehtë apo të ngushtë. Thjeshtë bëni dy lugë pure nga kungulli pastaj përzieni me një majë luge kanellë, pak erëza kungulli, pluhur vitamin C si dhe serum ose acid i pastër i lëngut hijaluronik. Pasi ta krijoni këtë përzierje, masazhoni mbi lëkurën tuaj për 60 sekonda dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Një përzierje me erëza

Erëzat e thata në përbërjen e maskave përmbajnë një numër antiseptikësh, antibakterialësh dhe anti-inflamatorësh, duke ebërë të shkëlqyer dhe të freskët. Në një enë përzieni nga një lugë çaji prej secilit nga erëzat, si arrëmyshku, shafran i Indisë, borzilok të thatë dhe pluhur kanelle. Shtoni disa lugë çaji pluhur xhenxhefil, ujë të ngrohtë dhe përzieni derisa të formohet një lloj paste. Aplikojeni këtë pastë në fytyrë dhe lëreni që të veprojë për 10-15 minuta apo deri sa fytyra juaj të ndjejë ngrohtësinë. Më pas shpëlajeni me ujë të nxehtë.

Dredhëza të freskëta

Kush mund ta dinte se ka maska me vetëm një përbërës të vetëm e që jep aq shumë efekt? Pra, sugjerohet përdorimi i dredhëzave të freskëta apo të pjekura si një lloj maske fytyre për pastrimin e fytyrës. Acidi salicilik është një nga armët më të mira kundër bllokimit të poreve duke i minimizuar ato dhe duke e bërë lëkurën të thatë dhe të barabartë. Dredhëzat janë një burim i shkëlqyer i acidit salicilik dhe poashtu përmbajnë antioksidantë dhe vitamina që ndihmojnë në riparimin e dëmtimeve të lëkurës dhe qetësimin nga inflamacioni. Për ta bërë këtë maskë, thjeshtë bëjeni një përzierje me dredhëza dhe aplikojeni në fytyrë. Bëni lëvizje rrethore rreth hundës, ballit, faqeve dhe mjekrrës. Lëreni maskën të qëndrojë për disa minuta dhe shpëlajeni më pas.

Majdanoz dhe uthull

Nëse keni skuqje dhe pezmatim të lëkurës, kjo lloj maske është zgjidhja më e duhur. Këto përbërës përmbajnë një sasi mbresëlënëse të vitaminës K, e cila redukton skuqjen dhe ofron shkëlqim të shëndetshëm. Copëtoni majdanozin duke e përzier me dy lugë uthull dhe tre lugë kos. Aplikoni maskën në fytyrë dhe lëreni për 15 minuta para se ta shpëlani.

Banane dhe mjaltë

Kjo është një alternativë anti-plakje për lëkurë të thatë ose të irrituar. Mjalti ka përfitime të ndryshme në trupin e njeriut, veçanërisht në shërimin dhe ruajtjen e lëkurës së shëndetshme. Ka efekte mahnitëse qetësuese që hidratojnë lëkurën duke dhënë shkëlqim rrezatues. Është poashtu e mbushur me antioksidantë që ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes duke ju dhënë një pamje tërësisht të re. për ta bërë këtë maskë, imtësoni gjysmën e një banane dhe përzieni me tri lugë mjaltë dhe tre lugë kos. Aplikoni përzierjen në fytyrë dhe lëreni të veprojë 15 minuta para se ta shpëlani.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com