[sgmb id=”1″]
Ashtu siç pritej kryeministri Edi Rama, ka zbuluar se modeli i tij në politikë është ish presidenti amerikan Barack Obama.
Ai ndër të tjera ka zbuluar edhe bisedën e bërë me Donald Trumbin pak ditë më parë, teksa të dy ishin të ftuar në selinë e re të NATO-s. “Njeriu që më ka influencuar shumë është Barak Obama”, tha Rama teksa u pyet se cili ishte modeli dhe frymëzuesi në politikën e tij.
“është në hallet e veta tani, ndërkohë që është presidenti SHBA’, tha Rama. Unë fola nga afër me atë, dy herë madje”, tha ai teksa pak ditë më parë të dy ishin ftuar në një samit të NATO-s në Bruksel.
‘Herën e parë folëm për Shqipërinë për Rajonin. Ai në momentin kur u prezantuam nga sekretari i përgjithshëm i NATO , kur dëgjoi Shqipëria pati një reagim shumë pozitiv. Pastaj folëm si shkuan gjërat. Ajo që besoj unë është fakti që Shqipëria është një vend multifetar. Ishte pjesë e bisedës. I thashë kur dolëm. ‘e di kush e ka bërë këtë godinë”, i thashë ata që kanë ndërtuar kullën në Çikago.”, tha Rama, qe sipas tij ai nuk e dinte kete fakt.