[sgmb id=”1″]
Zgjedhjet përfunduan, pa ndonje incident të madh, por me një lum lekësh të derdhur dhe presion gati në terror për të mos lejuar votuesit e LSI apo PD të merrnin pjesë në zgjedhje zgjodhën si përfundim fitues të vetëm Edi Ramën.
Ajo që është me shumë interes të kuptohet nga populli është se cila ishte marrëveshja konkrete Rama-Basha, nga burimet tona të sigurta brenda rrethit të ngushtë të Sali Berishës, marrëveshja e Ramës me Bashën duket se ka ardhë nga ‘lart’, pra ka qënë presioni i ndërkombëtarëve.
Sipas informacioneve konfidenciale tonat, ku për arsye të shumta nuk mund ti publikojmë të gjitha, Basha do të vazhdojë i qetë në krye të PD, do të jenë ndërkombëtarët, që pas disa ditësh do ti dalin në mbështetje të plotë
Në shtator priten ndryshime të rëndësishme, Rama do ti bëjë ftesë për koalicion bashkëqeverisës Bashës, në emër të reformës në drejtësi.Kjo eshte ndihme qe Basha i ben Rames, per te hyre ne histori per marrjen e statusit kandidat. Me shumë mundësi do të bëhet reforma zgjedhore me prim, dmth partia fituese në zgjedhje merr automatikisht dhe 20 deputetë të tjerë, duke nxjerrë kështu automatikisht jashtë loje partitë e vogla, dhe kryesisht LSI. Rama do te largohet nga politika ne fund te ketij mandati.
Me siguri do të na akuzoni si portal mashtrues, dhe fakenews, por leximi i këtyre rreshtave nuk iu kushton asgjë, ndërsa vërtetësinë e fjalëve tona do ta vërtetoni në ditët në vazhdim. Shqiperiaime, portali i vetëm në shërbim të shqiptarëve.