Lulzim Basha i cili është në garë për kryetar të PD ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në takim mësohet se përveç situatës politike brenda PD-së, Basha dhe Berisha kanë diskutuar për garancitë e një procesi të pastër dhe pa ndikime.
Këto janë pikërisht edhe garancitë që kanë kërkuar konkurrentët e Lulzim Bashës, një garë të hapur dhe të ndershme. Për këto sot në mesditë është zhvilluar dhe takimi në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha.