Loading...

Vrasësi i Artan Cukut, flasin banorët në Kucovë: Cdo fundjavë Mikel Shallari vinte me….

[sgmb id=”1″]

Mikel Shallari, 24-vjeçari i cili u arrestua për vrasjen e ish-drejtuesit të policisë Artan Cuku, ka jetuar deri pak muaj më parë në fshatin Dikater të Kuçovës. Por edhe pasi u largua në Tiranë të afërmit tregojnë se ai shkonte atje në fundjavë për të punuar tokën bashkë me babain.

Në pranga si ekzekutor i Artan Cukut, deri disa muaj më parë jetonte në një fshat të humbur të Kuçovës.

Dikater quhet vendi ku Mikel Shallari dhe familja e tij banonte para se të vendoseshin në “Qytetin Studenti” në Tiranë.

Fillimisht, në tetorin e vitit të kaluar, u zhvendosën ai me të motrën, kurse prindërit vetëm tre muaj më parë.

Shtëpinë ua kishin dhënë kushërinjtë. Të afërmit e 24-vjeçarit nuk besojnë që ai është vrasësi i ish-drejtori të Vlorës.

Ata e kujtojnë një djalë të urtë. Por që edhe në fundjavë nga Tirana shkonte në Dikater dhe bashkë me babain punonin tokën.

Në Dikater banorët nuk duan të flasin për këtë histori. Ata kanë dëgjuar që para disa kohësh i riu ishte larguar në emigracion, por më pas ishte kthyer.

Tregojnë për prindërit e tij të cilët u larguan pasi babai gjeti punë si shofer në Tiranë kurse motra ndiqte Universitetin.

Por vetëm kaq, dhe asgjë që i bën ata të dyshuar rreth personalitetit të 24-vjeçarit Mikel Shallari i cili u vendos në pranga për vrasjen e Artan Cukut, ngjarje kjo e ndodhur më 8 Prill 2017.

https://youtu.be/ZsGJeiHznGg

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com