Loading...

VOTA NË KËMBIM TË ZGJIDHJES SË PROBLEMEVE ME PRONAT, TRE TË HETUAR NË TIRANË.

[sgmb id=”1″]

Tre persona janë ndaluar mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi në këmbim të votës kishin premtuar zgjidhjen e problemeve me pronat.

Në hetim janë vendosur, T. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, E. Z., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe  A. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Këta persona në fshatin Çekrezë janë kapur në flagrancë në automjetin tip Opel, brenda të cilit u gjetën lista e zgjedhësve për qendrat e votimit të këtij fshati si dhe gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumente të ndryshme pronësie të banorëve të ndryshëm të këtyre qendrave të votimit.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta persona u kishin premtuar zgjidhjen e problemeve për këto pronësi banorëve të fashatit Çekrezë, në këmbim të votës për një subjekt të caktuar politik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com