[sgmb id=”1″]
Policia ka arrestuar në flagrancë, shtetasin:
* Krenar Sinaj, 45 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij, pasi ky shtetas në fshatin Alikokë, duke drejtuar automjetin tip Mercedes Benz, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta.
Nga kontrolli i bërë me ndihmën e aparatit “DRAGER”, ka rezultuar se ky shtetas kishte konsumuar pije alkoolike mbi normën e lejuar.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.