[sgmb id=”1″]
Është bërë zakon në Shqipëri që për çdo ngjarje mjekët të lincohen, por ajo që po ndodh me reanimatorin Tefik Zhurda është e vvecantë.
Rreth një muaj më parë ai tentoi vetëvrasjen duke injektuar barna në organizëm pasi vajza 16-vjeçare që operohej tek spitali Continental humbi jetën si pasojë e temperaturës së shkaktuar nga narkoza.
Ndërsa mjeku Tefik Zhurda në rrezik për jetën është dërguar për kurim në Itali, qytetarët nuk rreshtin në rrjetet sociale duke shprehur vlerësimin e respektin për të.
I dashur Tefik! Nga zemra deshiroj qe ta kalosh sa me shpejt kete krize te rende.Ruaj respektin me te madh per ty dhe per gjithe mjeket e personelin mjeksor qe me perkushtim e humanizem luftojne per te kthyer ne jete shume jete njerzish.Ti personalisht ,ne vitin 2016 nga 15marsi deri ne 20 maj dite e nate, duke bere harram shtepine tende dhe jeten normale qendrove ne spitalin e traumes prane njeriut tone te shtrenjte qe kish pësuar aksident te rende dhe bere perpjekjet maksimale per ta kthyer ne jete.
Sherbimin human te mjekve une e ndjeva vet sivjet ne janar kur u operova nga kirurgu i shkelqyer Artan Bodeci, ndaj duke ju shprehur ngushellimet prinderve te vajzes qe u largua nga kjo bote ju kerkoj bashkeqytetarve te mij te mos i paragjykojme mjeket e te hedhim balte mbi ta. Sherim te shpejt Dr.Tefik Zhurda!-shkruan G.Braho.
“Zoti te sherofte doktor Tefik Zhurda ashtu si ke sheruar ti me 100 e mijera te semure ashtu si sheroje te plagosurit e vitit 1997 te plagosurit e Gerdecit e shume e shume te tjere mezi presim sa te permendesh zgjohu Tefik se eshte mbushur plote spitali me njeres qe pret te te pershendesin te presin miq e shoke kushrinj motrat e femijet niper e mbesa gjith fare fisi por une besoj se ti je i forte dhe do ja dalesh dhe kete here dhe besoj se Zoti do te ndihmoj qe te sherohesh sa me shpejte uroj qe neser te jesh me mire ………..”