[sgmb id=”1″]
Pas akuzave të forta që kryedemokrati Basha adresoi nga mitingu i Krujës ndaj ish-kreut të LSI-së Ilir Meta dhe deklaratës se ai duhet t’ja lërë Vasilit humbjen e LSI ka ardhur reagimi i fortë i këtij të fundit.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Vasili e fton Bashën në një debat televiziv “për të nxjerrë të vërtetat në shesh”, duke i kujtuar se ai di shumë të vërteta per shpk-te e tij dhe shumë të vërteta të tjera.
Reagimi i Vasilit
I dashur Luli, nga Kruja, nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë. Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë.
E di mirë edhe që ke hequr dorë nga objektivi yt dhe i PD-së për kryeministër dhe president.
Megjithatë, për të vërtetat e shpk-ve të tua dhe shumë të vërteta të tjera, që unë di nga takime shumë të rëndësishme, meqënëse edhe kandidati tjetër nuk po ta fishkëllen, edhe në respekt të demokratëve të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash. Ky, Luli, është një shans edhe për ty.