Loading...

Vasili i “hap derën” koalicionit PD-LSI.

[sgmb id=”1″]

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili hodhi hapin e parë për një marrëdhënie të mirë mes LSI-së dhe PD-së.

I ftuar në “Opinion” ai tha se nuk sheh ndonjë arsye se përse LSI dhe PD të mos bashkëpunojnë në opozitë nëse janë në të njëjtën linjë.

Vasili tha se LSI-ja do të ketë një aksion të drejtpërdrejtë dhe ballor ndaj Ramës, dhe nëse PD-ja është në të njëjtën linjë, është e mirëpritur.

“Ne kemi një aksion tonin, në rast se PD-ja do ketë të njëjtën linjë, s’ka arsye pse PD të mos bashkëpunojë me ne”, – tha ai.

Ndërkohë i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se a ka pasur një komunikim mes Bashës dhe kreut të LSI-së, Vasili u përgjigj: “Absolutisht jo. Nuk kam çfarë bisedoj me zotin Basha. Në momentin që zoti Basha dhe të vetët nuk hapi gojën dhe u bë bashkëfajtor me të, nuk ka se çfarë të flas me të. Ju e dini mirë që Basha në marrëveshjen e 17 Majit, në momentin që këmbeu shefat e policisë me kreun e OSHEE-së, nuk kam çfarë flas me të”,  tha Vasili.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com