Loading...

USHTRIA E FILIPINEVE VRET 10 USHTARË TË VET!

[sgmb id=”1″]

Së paku 10 ushtarë të Filipineve janë vrarë nga disa sulme ajrore të cilat ishin të dedikuara për militantët e ISIS’it të cilët po mundohen ta shtrijnë aktivitetin e tyre edhe në Filipine.

“Një grup i ushtarëve tanë janë vrarë nga sulmet tona ajrore. 10 kanë vdekur”, tha sekretari i mbrojtjes në Filipine, Delfin Lorenzana, raporton The Guardian, transmeton gazetametro.net.

Lorenzana shtoi se ushtria po përballet me rreth 500 militantë ekstremistë të cilët po tentojnë të okupojnë Marawin në Filipine.

Ai shtoi se 89 militantë janë vrarë në këto luftime, duke përfshirë edhe luftëtarë të huaj nga Indonezia, Malajzia, Arabia Saudite dhe Çeçenia.

Përveç sulmeve nga toka, ushtria shtetërore ka përdorur edhe helikopterë për të sulmuar militantët të lidhur me ISIS’in, të cilët janë vendosur në qytet dhe kanë marrë pengje. Rreth 2 mijë civilë janë të ngujuar brenda qytetit.

Lorenzana tha se është fatkeqësi e madhe që bombat kanë goditur ushtarët e vet, duke shtuar se po punojnë në gjetjen e problemit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com