Loading...

Tmerr në aeroplan: Pasagjeri kërcënon me “eksploziv” dhe tenton të futet në kabinën e pilotit.

[sgmb id=”1″]

Një aeroplan malajzez që ishte nisur për në Kuala Lumpur ka pësuar një incident të tmerrshëm pasi një nga pasagjerët pretendoi se kishte eksploziv dhe tentoi të futej me forcë në kabinën e pilotit.

“BBC” njofton se aeroplani u detyrua të kthehej në Melbourne, pasi pasagjerët reaguan të tmerruar.

Një dëshmitar ka përshkruar se si udhëtarët u ngritën kundër pasagjerit që pretendonte se mbante një pajisje shpërthyese.

Tre burra u ngjitën dhe e përplas me radhët e pasme… ata e hodhën në tokë dhe arritën ta neutralizonin”, tha Andrew Leoncelli.

I dyshuari ishte një 25-vjeçar nga Sri Lanka, i cili sapo kishte dalë nga një spital psikiatrik në Melburn, njoftoi policia, shkruan syri.net. Autoritet menduan se kishin të bënin me një incident të mundshëm terrorizmi përpara se të përcaktohej se i dyshuari kishte, probleme mendore”.

Fluturimi “MH128” u ul në mënyrë të sigurt dhe i dyshuari u arrestua pak pas uljes, ndërkohë që kompania ajrore falënderoi tre pasagjerët që arritën ta ndalonin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com