[sgmb id=”1″]
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama pati një takim kokë më kokë më ish- kreun e ekzekutivit Fatos Nano.
Takimi u zhvillua në vilën qeveritare në Durrës, ndërsa pati një koment të shkurtër edhe nga Fatos Nano i cili u shpreh: Prisni se nuk keni parë gjë akoma.
Ndërsa dje për 26 vjetorin e krijimit të PS-së Nano nisi një letër urimi në drejtim të Edi Ramës dhe Gramoz Ruçi ku shprehej i sigurt për fitoren, por hidhte edhe kritika mbi aleancat e tyre të mëparshme.
Sot në një konferencë për shtyp Meta dha një koment të shkurtër për letrën e Ramës.
“Nuk merrem as me rilindsa as me pseudorilindsa”, tha Meta.
Meta tregoi se i ka dërguar mesazh kryeministrit Rama për kreun e Policisë se Shtetit, Haki Çako dhe akuzat ndaj tij.
Sipas Metës, aleanca PS-PD është e qartë tashme, si nje aleance e erresires qe synon t’u imponohet shqiptareve me manipulime.
“ka aleancë të hapur, të errësirës, bazuar në plan të zi të dy individëve për të manipuluar opinion publik, jo socialist e demokrat, që synon tu imponohet shqiptarëve mes frikësimeve qesharake të turpshme, manipulimit, keqpërdorimit të policisë, që ende drejtohet një nga të përdorurit e trafikantëve. I kam çuar Ramës një SMS për “Haki drogën”, i cili nuk duhet të përdorë më policinë përmes inskenimeve mafioze tipike të tij dhe gjithë segmenteve që e drejtojnë atë. Të jeni të bindur se ky është një plan i lexuar tashmë nga gjithë qytetarët shqiptarë dhe përgjigjja do të jetë e paparë në 25 qershor”, tha Meta gjatë konferencës për shtyp.