[sgmb id=”1″]
Si asnjëherë më parë një parti në Shqipëri kandidon për deputet një person me aftësi të kufizuara. Surpriza është bërë para disa çastesh live në emisionin “Zonë e Lirë”. Nisi si një premtim që Blushi i kishte bërë Klodianit, për t’i plotësuar dëshirën që të ishte pjesë e emisionit. Ai ftohet në emision dhe ulet pranë Blushit së bashku me një dhuratë për Çanin. Klodiani është i pari kandidat me aftësi të kufizuara në listat për deputet.
Klodiani është një djalë energjik, dhe aktivist në shoqata të ndryshme të cilat ndihmojnë këta persona. Mund të themi padyshim që ky kandidat është surpriza e zgjedhjeve të 25 qershorit. Për më tepër shihni videon e mëposhtme.