Loading...

STUDENTJA TENTON TË VETËVRITET NË KONVIKT, NGJARJA TE “QYTETI STUDENTI”!

[sgmb id=”1″]

Qyteti studenti ka parë tmerrin me sy mbrëmjen e sotme, ku një studente ka tentuar të vrasë veten.

Sipas raportuesve për JOQ.al, ngjarja ka ndodhur në Godinën 9-10 në “Qytetin Studenti” dhe arsyeja ende nuk dihet.

Një denoncuese shkruan në redaksinë tonë, se sa më shumë shtohen këto raste, aq më indiferentë tregohen punonjëset sociale dhe kujdestareve në konvikte.

Jam nje studente e cila jetoj ne konviktin 9-10 ,qyteti i studentit. Tani sapo pame tmerr me sy. Nje studente tentoi te vrase veten dhe kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh ne kete godine. Cdo vit eshte e njejta situate dhe puna e pononjeses sociale dhe e kujdestareve te konviktit nuk shikohet fare. Tere kohen u pelqejne te pine kafe edhe te meren me fjale. Nuk ngjiten nje here ne katet e konviktit per tu perballur me problemet e vajzave. Edhe psikologia kur vjen rrin ulur ne zyren e kujdestares se perton te meret me punet qe u takon. Ju lutemi beni dicka. Shpresojme te na ndihmoni se jemi edhe sezon provimesh e nuk duam te na shtohen keto raste”, shkruan denoncuesja në redaksinë e JOQ.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com