[sgmb id=”1″]
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një postim në rrjetin e tij social, lidhur me kandidaturën e Eduard Selamit për kreun e Partisë Demokratike, duke treguar misionin e Selamit në PD.
Postimi
Eduard Selami hodhi kandidaturën për t’u zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike. A do ta ketë të hapur mbështetjen e politikës amerikane? Sigurisht që po. Selami është figura kryesore sot që do ta kthejë të gjithë të djathtën shqiptare drejt atlantizmit, për ta shkëputur përfundimisht nga kthetrat njëzetvjeçare të orientit.
Në fakt është personi i vetëm që kërkoi në vitin 1995 riparimin e Partisë Demokratike për të mos shkuar më tej kundër politikës amerikane. Realisht është personi që paralajmëroi shkatërrimin e vitit të mbrapshtë 1997. Suksese zoti Selami! Të uroj ta kryesh tani misionin tënd kombëtar që nuk e kreve dot në vitin 1995…