Loading...

Skandal:Të rinjtë e LSI-së shpërndajnë xhinse nëpër gjimnaze në këmbim të votës.

[sgmb id=”1″]

Duke qenë se shitblerja e votës, dënohet deri në 7 vjet heqje lirie, tashmë nëpër metropole është shpikur një metodë të re se si të mashtrojnë apo joshin të rinjtë e gjimnazeve të kryeqytetit duke i ofruar veshmbathje ose aksesorë, në këmbim të anëtarësimit apo angazhimit me Lëvizjen Rinore për Integrim.

Nga informacionet që kanë ardhur dhe nga bashkëbisedimi me një nxënës që frekuenton gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet, mësohet se të rinjtë e LSI-së kanë filluar të shfaqen përballë portave të shkollave të mesme, ku pu ofrojnë gjimnazistëve për të bërë dhurata xhinse apo aksesorë të ndryshëm, sigurisht nëse ato i bashkohen kësaj force me angazhim ose me votë.

Kjo nuk është hera e parë që prova të tilla dalin në pah për këtë forcë politike por nuk është marrë asnjëherë një reagim zyrtar nga zyra e shtypit të LSI.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com