[sgmb id=”1″]
Kreu i Kuvendit ne detyre, ish kryetari i LSI Ilir Meta, nga takimi elektoral i kësaj force politike në Kamzë, u shpreh i bindur se nuk eshte rastesi qe LSI renditet e para ne fleten e votimit dhe do te dale force e pare nga zgjedhjet e 25 qershorit.
Ai ka shpjeguar edhe koalicionin e vitit 2009 me PD, teksa tha se qe atehere lidershipi i PS donte ta merrte timonin e qeverise i vetem.
ne kemi qenë ehe në koalciion me PD edhe me PS, por si garanci e stabilitetit të vendit, të qeverisjes. Po cfarë kërkon LSI tani? Po, LSI as në 2009 as në 2013 nuk ka pasur drejtimin e qeverisë ndaj kërkon të jetë forcë e parë që të ketë drejtimin e qeverisë që të forcojë stabilitetin e vendit dhe të cojë përpara reformat, në mënyrë që qeveria të jetë shembulli i transparencës, që pasuritë natyrore të vendit të mos jepen fshehurazi dhe në mënyrë të dëmshme për interesat madhore të vendit”, tha Meta.