Loading...

Shpërthen Meta dhe tregon pazarin e ‘ndyrë’ të Ramës dhe Bashës për Lezhën dhe Pogradecin.

[sgmb id=”1″]

Në një takim madhështor ditën e sotme, ish-kreu i LSI-së Ilir Meta zgjodhi Pogradecin për të hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.
Duke folur për marrëdhënien me ish-aleatin e tij Rama, Meta u shpreh se ai ka shitur bashkinë e Pogradecit dhe të Lezhës tek PD-ja.

Edhe pse në zgjedhjet lokale të 2015, koalicioni i majtë kishte vendosur që në Bashkinë e Lezhës dhe të Pogradecit të kandidonin përfaqësues të LSI-së, PS-ja punojë kundër tyre në fushatë, dhe për këtë arsye të dyja bashkitë u fituan nga PD-ja.

Ndaj Meta, ftoi të gjithë qytetarët që të marrin hakë ndaj këtyre pabesive, duke votuar masivisht për LSI-në.

“Pogradeci ka hak për të marrë ndaj atyre të pabesëve që e shitën Pogradecin. Le ta dëgjojë Edi Rama që betohet për bashkimin e të majtës.

Nuk ka turp më të madh për ty që e shite Bashkinë e Pogradecit si atë të Lezhës”, tha Meta.

Ndërsa më tej, Meta bëri me dije se për këtë veprim që ka bërë Rama do të marrë ndëshkimin më të madh në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Atë pabesi që përjetoi qyteti me atë veprim të shëmtuar imoral të ligë, ta dënojë me votë masive plebishitare. Vendimi është marrë: Lsi forcë e parë.”, -tha Meta

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com