Loading...

Shpërthen Aleksandër Frangaj: Basha të ikë, të rikthehet Berisha!

[sgmb id=”1″]

Drejtori i Televizionit Klan Aleksandër Frangaj, i ftuar në emisioni “Opinion” ka kritikuar ashpër kreu u Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai tha se kjo është humbja më e thellë e kësaj partie në gjithë historinë e saj. Më tej Frangaj ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Frangaj po ashtu ka kërkuar rikthimin e Sali Berishës në PD dhe në rolin e kujdestarit për të ristrukturuar partinë.

“Doktori duhet të zbresë nga kulla e Bashkimit, të shkojë atje në PD dhe të ribashkojë partinë. Lulzim Basha ka bërë shumë gafa. P.sh në listën e Tiranës, nuk ke asnjë katolik. Nuk e ka bërë kurrë Sali Berisha këtë gabim. Në listën e Tiranës, të paktën nga 1 tek 15 nuk ke asnjë katolik, asnjë ortodoks. P.sh. në Lushnje s’vuri asnjë lushnjar.”

 “Sali Berisha duhet të shkojë në PD dhe të thërrasë të gjithë strukturat. Të rithimelojë PD-në në rolin e kujdestarit dhe më pas të bëhen zgjedhje normale”, u shpreh drejtori i Klan. /Opinion

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com