Loading...

Shokon Basha: Ja kush janë tradhëtarët e vërtetë. Nuk është Rama.

[sgmb id=”1″]

Kreu i PD Lulzim Basha ka komentuar kritikat e analistëve që e quajtën tradhtar, pas paktit që bëri me Ramën. Basha tha në #DritaremeRudinën në Vizion Plus, se këta analistë nuk i shërbejnë interesit publik, por interesave politike dhe i quajti shokë të Blushit.

“Analistët duhet të ndjekin interesin publik, pasi një pjesë e tyre ndjekin interesat e tyre politike. Kanë një axhendë politike, mbështesin një shok, disa prej tyre janë shokët e Blushit. Por, Blushi tradhtoi veten e tij, sepse doli gjoja kundër estabilishmentit, i kërkoi PD të bëjë bojkot etj. Kur ne morëm vendimet e forta, shkoi dhe u regjistrua që të kapte deputetë qyl. Kur ne u futëm në zgjedhje, ngaqë iu prish plani i deputetëve qyl, u sul kundër opozitës. Kur s’ka njeri për të tradhtuar, Blushi tradhton veten e tij. Ky është problemi i Blushit dhe këtë duhet ta dinë edhe shokët e tij. Se ata shokë i shërbejnë një interesi politik, është problemi i tyre. Interesi publik është që opozita të jetë në zgjedhje, të ketë garanci për zgjedhje të lira e të ndershme dhe t’i shërbejë axhendës së Republikës së Re”, tha Basha.

A do ti prishë Basha projekte fasadë të Ramës? Ja si përgjigjet kreu i PD-së

I ftuar sonte në emisionin “Dritare” me Rudinën, kryetari i opozitës Lulzim Basha foli me nota kritike për projektin e rilindjes urbane të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si bukuri që vret dhe si prioritet që harxhoi qindra milionë euro:

“Unë e quaj bukuri që vret sepse reflekton dështimin total të Edi Ramës dhe të rilindjes në katër vite për t’i shërbyer qytetarëve”.

Sipas Bashës asnjë premtim nuk u realizua pasi Rama vendosi prioritete të tjera, si ajo e rilindjes urbane me palma të thara:

“Rama nuk mbajti asnjë premtim se kishte prioritet rilindjen urbane. Unë e kam thënë edhe më parë, palma si pemë është e bukur, më pëlqen, pavarësisht se këto të Edit janë tharë të gjitha. Megjithatë puna është që palmat, pllakat, shatërvanët, kulla e Korçës të zënë sytë kur sheh hallet e shqiptarëve”, përfundon Basha në #DritaremeRudinën.

Nga ana tjetër i pyetur nëse do ti prishë këto projekte është shprehur ai nuk do të prishe asgjë nga çfarë ka bëre Rama, por ndryshe nga ai, nuk do të ketë prioritet fasadën, por ekonominë.

“Çpunë kam unë me i prishur. Unë nuk jam çmendur. Merret tjetër kush me këtë punë” tha Basha.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com