Loading...

SHKRUMBOHEN 40 AUTOMJETE, 3 TË RINJ SHQIPTARË NË PRANGA!

[sgmb id=”1″]

Rreth 40 automjete janë shkrumbuar mbrëmjen e së shtunës, në një lagje të Romës.

Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve, nuk është bërë e mundur të shmangeshin dëmet, të cilat në disa makina janë shumë të mëdha. Sipas autoriteteve, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Flakët kanë shkruambuar automjetet e parkuara në disa zona të lagjes. Në përpjekje për të zbuluar autorët, në vendngjarje kanë shkuar shumë automjetë të policisë.

Karabinierët janë vënë në ndjekje të një automjeti të dyshimtë, në të cilin udhëtonin dy shqiptarë të moshës 18 dhe 24 vjeç. Pas disa manovrave të rrezikshme, makina e shqiptarëve ka kaluar në korsinë e gabuar, duke rrezikuar përplasjen me automjetet që i vinin përballë.

Në fund, pas një ndjekjeje si nëpër filma, ajo është përplasur me një automjet policie. Dy të rinjtë shqiptarë janë vënë në pranga.

Ndërkohë, karabinierët i janë vënë pas edhe një automjeti tjetër, i cili ka shkaktuar edhe një aksident rrugor. Dy personat që ndodheshin në të janë larguar në këmbë, ndërkohë që njëri prej tyre, një shqiptar 23 vjeç është prangosur, raporton” il messaggero”

Nuk dihet ende nëse 3 shqiptarët e arrestuar kanë lidhje apo jo me zjarrin që shkrumboi 40 automjete.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com