[sgmb id=”1″]
Furnizoheshin nga Shqipëria me heroinë, kokainë, hashash dhe marjuanë dhe më pas e shpërndanin në zonat kryesore të bredetit të Sardenjës në Itali. Karabinjerët e Porto Torres kanë shkatërruar një rrjet shpërndarje droge e përbërë nga 32 persona, italianë dhe shqiptarë. Në përfundim të hetimeve policia ka arrestuar 9 persona ndërsa 22 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.
Kreu I bandës ishte 45-vjeçari shqiptar, Viktor Stefanaj. Ai prej kohësh jetonte në Itali, ishte martuar dhe kishte dy fëmijë. Për të mos rënë në sy, Stefanaj zhvillonte punë në blektori.
Por pas dy vitesh përgjime, ndjekje dhe hetime, policia mësoi se shqiptari sillte drogën në Itali. Operacioni është pagëzuar “Ati Ynë”, pasi Stefanaj, ndërsa udhëtonte me drogën në makinë, lutej vazhdimisht që mos zbulohej.
Ai bashkëpunonte ngushtë me dy shtetas italianë, të cilët kujdeseshin për tregjet e drogës si dhe shpërndarësit e besueshëm. Pas arrestimit të Stefanaj, policia italiane sekuestroi 1 kg drogë të përzier. Ndërsa për dy vite shqiptari kishte kryer mbi 150 shkëmbime kriminale.