[sgmb id=”1″]
Një postumet e tij në “Facebook”, kryeministri Edi Rama merr shumë reagime nga ana e ndjekësve. Shumë qytetarë i shkruajnë dhe i komentojnë për mënyrën se si reagon dhe u përgjigjet. Por nga ana tjetër ka dhe nga ata qytetarë të cilëve nuk u pëlqen rubrika me foto i ironizuese që ai poston. Një qytetarë i ka shkruar që të shijojë dhe këto ditë që i kanë mbetur. Por e menjëhershme ka qenë përgjigja nga ana e Ramës i cili i shkruan se të mos ia qaj hallin.
Qytetari: Edi shife tani shijohe kto dit si te kan mbet…brapa direkt per azil?
Rama: Meso te shkruash shqip ti Mariglen, mos ma qaj hallin mua dhe mos kujto se shtyhet jeta me gjyslyke te shtrenjta ne sy e me koken bosh!
Qytetari: z.Kryeminister shiko se ta kane nderruar doren e mallit ose ke probleme mendore njera nga keta duhet te jet patjeter
Rama: Peposhi, meso sa me shume atje ne Gjermani dhe leri rrugacerite gjuhesore ne fejsbuk se nuk shkon larg ne jete duke mos ushqyer trurin me dije!
Dhënia e lejeve për ndërtimin e HEC-eve në luginën e Valbonës, një nga atraksionet kryesore të turizmit malor në Shqipëri, ka bërë shumë bujë nga personat që e kishin vizituar e ishin kundër, por edhe për banorët e saj të cilët e çuan çështjen në gjykatë muaj e muaj më parë.
Shoqata ‘Toka’ e përfaqësuar nga 27 banorë të komunës Margegaj të Tropojës, me kryetare Znj.Cathrin Bon kërkoi pezullimin e punimeve për ndërtimin e HEC-eve, por kjo nuk ka mjaftuar.
Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e tyre për pezullimin e punimeve me argumentin se këto ndërtime nuk cënojnë ambjentin dhe shëndetin e banorëve, ndërkohë që banorët këmbëngulin se ato dëmtojnë biodiversitetin dhe turizmin.
“Do e ankimojmë vendimin. Është i padrejtë. Kemi paraqitur prova, raporti i vlerësimit do të jetë më vonë. Çdo punim është në shkelje të ligjit. Është zonë e mbrojtur. Jemi përballë me mohimin e institucionit për vënien e infomacionit në dispozicion”, ka thënë avokati i banorëve.¨
Seanca e radhës për HEC-in e Valbonës u caktua në datën 14 qershor ndërsa banorët deklarojnë se çështjen do ta çojnë edhe në gjykatat ndërkombëtare.