[sgmb id=”1″]
Bujar Çokaj, 45 vjeçari me banim në Tiranë, ka rene ne prangat e Policisë sepse në Urgjencën e Q.S.U.T, nje dite me pare, për shkak të detyrës, ka sharë, ofenduar dhe goditur me grusht, infermierin R. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Ai akuzohet per vepren penale parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.
NGJARJA
Burime nga QSUT-ja bënë me dije për “BalkanWeb” se të dy babë e bir, në gjendje të dehur, ishin paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi ndiheshin keq.
Të njëjtat burime theksojnë se ata nuk janë mjaftuar me kaq, pasi kanë nisur të bërtisnin dhe t’i kundërviheshin infermierit me inicialet R.K., 25 vjeç, i cili ishte i ri në detyrën e tij.
Po ashtu, burime për “BalkanWeb” konfirmojnë se 45-vjeçari Bujar Çokaj, në bashkëpunim me djalin e tij, akuzohen se ka rrahur me grushte dhe me shkelma infermierin me pretendimin se ky i fundit nuk po i ofronte shërbimin e duhur mjekësor.
“Unë të mbys me këto duar mor bir k**ve”, mësohet të ketë qenë kërcënimi i 45-vjeçarit para se të ushtronte dhunë ndaj infermierit, raportojnë burimet për “BalkanWeb”. Të parët që ndërhynë në vendngjarje ishin punonjësit e sigurisë, të cilët më pas njoftuan Policinë. Fill pas këtij episodi u bë e mundur arrestimi i 45-vjeçarit, ndërsa djali u la i lirë. Sakaq, infermieri është marrë në pyetje për të zbuluar kështu dhe rrethanat e ngjarjes.