Loading...

Sheh policinë dhe i bie të fikët, i vihen prangat drejtoreshës së Hipotekës.

[sgmb id=”1″]

Policia e Sarandës ka arrestuar drejtoreshën e Hipotekës në Sarandë, Ana Shehu, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përfshirjes në fushatë elektorale. Kjo akuzë është ngritur nga prokuroria lokale.
Shehu ishte pezulluar nga detyra rreth 20 ditë më parë nga Ministria e Drejtesisë pas dyshimeve për akuzat e mësipërme. Sakaq

ajo eshte ndaluar dje ne Borsh ku ishte me vajzen e saj dhe nga tronditja emocionale qe ka pesuar eshte shtruar ne spital.

Nderkohe sot eshte paraqitur ne spital per masen e sigurise. Ish-drejtoresha e shkarkuar gjatë fushates elektorale ka qenë e përfolur për korrupsion edhe nga ish-kryeministri Berisha, i cili në një status të tij e cilësonte si Ndrikulla e korrupsionit në Sarandë.

Deklarata e Adriana Shehut ne 3 qershor:

Pershendetje miq dhe dashamires ! Para pak castesh jam vene ne dijeni nga media per shkarkimin tim si Regjistruese e ZVRPP Sarande. Eshte e habitshme sesi nje tendence politike hedh poshte punen time disavjecare ne drejtimin e nje institucioni dikur gangren e sot kaq dashamires dhe ne sherbim te qytetareve. Dalja ime publike ne krah te kandidatit per deputet perkon me dite pushimi konkretisht data 20 maj ora 10.30 dite e shtune “Dita Kombetare e Jetimeve ” dhe date 14 maj ora 11 dite e diel. Ne asnje nga keto aktivitete nuk kam dale kunder percaktimeve te Urdherit te Kryeministrit nr 65 date 12.05.2017. Duke ju falenderuar per suportin e vazhdueshem me mirenjohje Adriana Shehu !

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com