[sgmb id=”1″]
Pasi e refuzoi vendlindja e saj dy vite më parë duke mos e zgjedhur në postin e kryetares së Bashkisë së Durrësit, Grida Shqina (Duma) mori të njëjtën përgjigje edhe nga njësia Nr. 1 në kryeqytet. Në zgjedhjet e 25 qershorit, Grida Duma i dha PD-së një nga rezultatet më zhgënjyese në kryeqytet duke pësuar një humbje shumë herë më të madhe se zgjedhjet e 2013.
Kështu, në 25 qershor, PS mori 51.3 për qind, ndërsa PD 27.11 për qind. Krahasuar me zgjedhjet e 2013-s, ku PS mori 46.29 për qind dhe PD 31.97 për qind, rezulton se rritja e PS në njësinë Nr. 1 në këtë njësi është me 5 për qind. Por kandidimi i Dumës në këtë njësi, ka qenë edhe më shkatërrues për PD, duke pësuar një ulje me rreth 5 për qind krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë.
E preferuara e Bashës, të cilën e importoi nga Durrësi duke lënë jashtë edhe mjaft figura të tjera të PD të lindur dhe të rritur në Tiranë, nuk votoi as veten e saj. Nga një verifikim i bërë nga ne në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se “sex simboli” i PD, Grida Duma ose Shqina, siç njihet zyrtarisht, del qartë se ka votuar në Kopshtin “Sotir Noka” në qytetin e Durrësit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj paralajmëroi kreun e PD, Lulzim Basha për rezultatet e zgjedhjeve të 2015-s, se nuk do të mund të fitonte dot në kryeqytet me njerëz të refuzuar në qytete të tjera.
Grida Shqina sulmoi gjithë kohën kryetarin e bashkisë Veliaj, por kjo taktikë nuk funksionoi pasi votuesit e çuan Gridën në votimin historik më të ulët për Njësinë Nr. 1 të Tiranës.
Qytetarët e kryeqytetit vlerësuan me votë punën e bërë nga Bashkia e Tiranës në këto dy vite, duke i dhënë Partisë Socialiste një fitore të thellë. Qytetarët e Tiranës preferuan që të zgjedhin punën se sa sfilatat e modës me veshje të shtrenjta tek rrugët e Shkozës e të Lanabregasit.