Loading...

RENEA dje dhe sot, si u krijua reparti elitë i Policisë Shqiptare!

[sgmb id=”1″]

RENEA (Reparti Eleminim dhe Neutralizimit të Elementëve të Armatosur) është njësia e litë e Policisë Shqiptare.

Historia e krijimit të këtij reparti zë fill në vitin 1982 me krijimin e Batalionit 326, antidemonstratë, i Ministrisë së Brendshme.

Elementët e përzgjedhur në atë kohë, ishin ushtarakë profesionistë dhe vinin kryesisht nga policia, nga Garda e Republikës, nga zhytësit e Marinës Luftarake, etj.

Ndryshimi I regjimit ka sjell edhe ndryshimin e emrit të këtij reparti ku në 1991 do të marrin emrin RENEA.

Armatimi bazë i Repartit 326 ishte ai tipik i Forcave të Armatosura, AK-47 dhe AKMS e pistoleta TT 33.

Si armatim special përdorej snajperi “Dragunov”, thika-pistoletë M 316, pistoleta “Makarov”, “Stechkin” me kalibër 9,2×18 PM 54.

Nga viti 1992 arritën snajper të një cilësie të mirë të pajisura me dylbi dite dhe nate. Në të njëjtën kohë u adoptuan edhe dy armë që janë adoptuar nga të gjitha njësitë antiterroriste të botës si pistoleta “Beretta” 92 FS dhe SMG gjermane, “Heckler und Koch” MP5 dhe MPK.

Sot, RENEA i ka modernizuar pajisjet me snajpera bashkëkohorë, uniforma si edhe ka futur në përdorim automatikun ARX 160.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com