[sgmb id=”1″]
Real Madrid është shpallur këtë mbremje për të 12-tën herën fitues i Champions League duke mposhtur në finale italianët e Juventuesit me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Në pjesën e parë në minutën e 24 shënoi për Real Madridin i zakonshmi Cristiano Ronaldo. 3 minuta më pas barazoi për Juventusin me një supergol Mandzukic. Pjesa e parë përfundoi me shifrat e barabarta 1-1.
Me fillimin e pjesës së dytë në minutës e 20 Real shënon me anë të Kasemiros dhe për të shuar përfundimisht ëndrrat e Juventus ka shënuar sërish Ronaldo duke vulosur rezultatin në shifrat 3-1. Kjo e sotmja është finalja e pestë radhazi që Juventus humbet respektivisht që nga viti 1996 kur fitoi edhe kupën e dytë.